Ka ndërruar jetë 43-vjeçari Kledi Koka, i cili u godit me thikë pas shpine paraditen e sotme, në shëtitoren e Sarandës.
43-vjeçari është nisur me helikopter drejt Tiranës, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Kledi Koka dhe Jorgo Golemi u konfliktuan për shkak të parkimit të një varke në limanin e qytetit.
Koka kishte një varkë turistike, ndërsa Golemi një varkë peshkimi.
Pavarësisht se në momentin e konfliktit në vendngjarje ka patur shumë persona të tjerë të cilët kanë ndërhyrë për të shuar konfliktin, Jorgo Golemi goditi me thikë pas shpine Kledi Koka, duke i shkaktuar një plagë të thellë në mushkëri dhe kishte humbur shumë gjak.
Nga Tirana mbërriti helikopteri, por ishte e kotë, pasi 43-vjeçari ndërroi jete.