Goditi me mjet prerës 43-vjeçarin, i cili ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të marra, vihet në pranga autori i dyshuar.
Në vijim të informacionit paraprak, përmes të cilit njoftuam se, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, Jorgo Golemaj goditi me mjet prerës, në kurriz, shtetasin Kledi Koka., 43 vjeç, sqarojmë se, si pasojë e plagëve të marra Kledi Koka ka ndërruar jetë.
Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë bërë të mundur arrestimin e Jorgo Golemaj.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thika).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.