Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin F. S., 45 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Shpallja në kërkim e tij u krye pasi dyshohet se ka dëmtuar dhe ka vjedhur një shumë parash në lokalin e shtetasit R. M., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Please follow and like us: