Policia njofton se në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me fakte ligjore, të ngjarjes së ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, në lagjen “9 Nëntori”, Delvinë, ku u dogj automjeti tip “Suzuki”, në përdorim nga shtetasi Lavdërim Kërnezo, 33 vjeç, banues në Delvinë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin Shkëlqim Shehu, 47 vjeç, banues në Delvinë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin automjetit të shtetasit Lavdërim Kërnezo.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
VIDEO