Një i plagosur është dërguar në urgjencën e spitalit të Sarandës.
Burimet paraprake bëjnë me dije se për shkak të stuhisë që ndodhi në Sarandë para pak minutash, kanë rënë mbajtëset e një fushe mini futbolli në Urën e Gajdarit.
Policia dhe ambulanca ne vendngjarje
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, si pasojë e motit të përkeqësuar, është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi Armando Kazma rreth 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.