Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Delvinë, ku një efektiv dyshohet se është vetëvrarë.
Nga burime jozyrtare, dyshohet se 54-vjeçari Eduart Beqiri i dha fund jetës për shkak të problemeve familjare.
Polici prej vitesh ishte me shërbim në Komisariatin e Delvinës, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në këtë Komisariat, ndërsa familjen e kishte në Gjirokastër.
“Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë”, njoftoi më herët policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.