Komisioni parlamentar nuk pranon të dëgjojë aktivistët për Butrintin: Ju dëgjuam te Saranda Web

Aktivisti Aulon Kalaja: Sot nuk na lejuan të hynim në Komisionin e Ekonomisë, ku do shqyrtohej dekreti i Presidentit, për dhënien me konçesion të Butrintit.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë,zoti Eduard Shalsi, na tha se ju nuk do dëgjoheni dhe nuk mund të hyni në komisionin që ai drejton. Megjithëse jemi palë e interesuar dhe kemi dëguar shkresë të protokolluar, të premten e kaluar në Kryesinë e Kuvendit.


-Zoti Shalsi na pohoi se do e kalonin në komision, se nuk do ndryshonte asgjë, madje se do t’a kalonin dhe në Parlament, si herën e parë, pa marë parasysh asgjë. Këto na i tha në zyrën e tij, pra jo në komision. Po ashtu pohoi, se na kishte dëgjuar nga “youtube”, ne dhe disa të tjerë. Dhe se nuk është koha më për dëgjesa por për vendimarrje.


-Atherë unë e pyeta, a do të futemi dhe ne në Komision, apo do jenë vetëm shitësit dhe blerësit e Butrintit?!
-Ai tha, JO, ju nuk jeni të ftuar. Por ju ishit vetëm për t’ju pritur tek zyra ime dhe debatuam në koridor.
(ndërkohë ndiqni videon)

Please follow and like us:
fb-share-icon