Punëtori i gurores rrëzohet në vendin e punës dhe shtypet nga kamioni i tonazhit të rëndë

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në një pikë të përpunimit të inerteve në Krujë.

Punëtori i gurores “Babasi 2” Lulzim Balla rreth 38 vjeç nga Fushë-Kruja është shtypur nga një kamion i tonazhit të rëndë në vendin e punës.

Sipas burimeve punëtori është ndjerë keq dhe është rrëzuar përpara kamionit që ka qenë duke lëvizur.

I aksidentuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Krujës por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda.

Shoferi i kamionit është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes

Lajmi në përditësim

Please follow and like us:
fb-share-icon