Një aksion i gjerë i policisë ka nisur në bregdetin shqiptar për bllokimin e mjeteve lundruese të palicencuara.
Aksioni vjen vetëm pak orë pas tragjedisë së rëndë në plazhin e Potamit në Himarë, ku një ish-punonjës i policisë me gomone përplasi për vdekje një vajzë 7-vjeçare.
Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin publik dhe nxiti reagimin e krerëve më të lartë të politikës dhe institucioneve.
Raportohet se janë bllokuar dy motorë deti “jetski” si dhe një mjet tjetër lundrues skaf është sekuestruar nga policia e Portit të Sarandës.
Lundrimi në det është bërë thuajse i pamundur për mjetet sportive si motorë deti dhe gomone gjatë gjithë pasdites së sotme.
Please follow and like us: