Përgjatë gjithë ditëve të muajit gusht, në sportelet e aplikimit për karta ID dhe pasaporta në Sarandë ka patur radhë të gjata dhe pritje deri në disa ditë.
Kjo problematikë përsëritet pothuajse cdo vit, por pavarësisht kësaj nuk është marrë asnjë masë për shtimin e sporteleve në ditët e fluksit.
Qytetarët janë të detyruar në qëndrojnë në pritje për orë të tëra në temperatura të larta, madje të durojnë edhe ajrin e nxehtë që nxjerrin kondisionerët e zyrave të tjera.
Please follow and like us: