Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në facebook njofton se Maternitetit të Sarandës i është shtuar një mjeke e re.
Dr. Xhensila Omeri është mjekja e re obstetër-gjinekologe që i është bashkuar ekipit të Maternitetit të Sarandës, ku sot ofrohet standardi më i lartë i shërbimit, falë super investimit në këtë spital të ri, pjesë e investimeve që kemi përfunduar në 5️⃣ maternitete të reja nga veriu në jug, – shkruan Manastirliu.
Nuk do të ndalemi për të çuar përpara planin tonë për rijetësimin e kujdesit shëndetësor për nënën dhe fëmijën, afër vendbanimit, përfundon ministrja Manastirliu postimin e saj në facebook.
Please follow and like us: