Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani” në Vlorë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volkswagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin Anxhelo Breshani, polic i Patrullës së Përgjithshmë në Vlorë dhe tjetri Nako Mehmetaj, polic Kufiri në Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.
Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.