2 punonjës policie kanë rënë pre e atentatit mbrëmjen e kësaj të premteje teksa po lëviznin me makinën e tyre private në lagjen “Partizani”.
Report Tv mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40, ku 2 efektivët, njëri i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë Anxhelo Breshani dhe tjetri Nako Mehmetaj, me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë janë qëlluar nga një automjet në lëvizje tip ‘Volkswagen’ në ecje
Për fat efektivët e policisë nuk kanë marrë lëndime, teksa nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe as identiteti i autorit.
Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili sjell video pak minuta pasi kishte ngjarja, teksa forca të shumta policie kanë rrethuar zonën. Nga sa mësohet në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja.
VIDEO https://youtu.be/0CMLlrd_jNI