Siç kishte lajmëruar edhe më herët, Mirela Kumbaro ka konfirmuar se i gjithë procesi i ndarjes së stacioneve të plazheve për vitin 2023, do të mbyllet brenda këtij viti.
“Aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve, sikundër edhe ato për stacionet e mjeteve lundruese do të nisin brenda vjeshtës së këtij viti me qëllim finalizimin e procesit deri në dhjetor”, është shprehur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
Please follow and like us: