Ishte dënuar 1 vit burg për “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, kapet nga Policia 22-vjeçari

Policia njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit L. Sh. 22 vjeç.

Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Please follow and like us:
fb-share-icon