11-vjeçarja rrëzohet nga kati i katërt i pallatit, po transportohet me helikopter drejt Tiranës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 13:45, në lagjen nr. 1, Sarandë.
Paraprakisht dyshohet se vajza 11-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht, nga kati i katërt i banesës.
11-vjeçarja po transportohet me helikopter në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Please follow and like us: