U kap në Piqeras duke transportuar 7 emigrantë, arrestohet 21-vjeçari

Policia njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Piqeras”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi K. Sh., 21 vjeç.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Piqeras, duke tentuar të transportonte, kundrejt fitimit, 7 emigrantë të paligjshëm, 2 prej të cilëve i kishte futur në automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Please follow and like us:
fb-share-icon