Alush Çukari ka humbur shansin për të fituar 5 mijë euro, shpërblimi i vendosur për fituesin në Maratonën e Tiranës, e cila është zhvilluar ditën e sotme.
Maratona e Tiranës 2022, këtë vit vjen me edicionin e saj të 6-të. Maratona është jo vetëm një sfidë sportive, por edhe një mundësi shumë e mirë financiare për garuesit që do të arrijnë të ngjiten në podium.
Gara është e ndarë në katër kategori: “Marathon” gara e plotë që i dedikohet profesionistëve, “Half Marathon”, për ata që duan të sfidojnë veten, “Tirana 10K” ku garojnë kryesisht të apasionuarit pas maratonave, por jo profesionistë dhe kategoria “We Too” që është gara për personat me aftësi ndryshe.
Në Maratonën e Tiranës mori pjesë edhe Alush Çukari në garën 21 km pa grup moshe dhe u rëndit në vendin e 16-të.