Delvina dënohet ashpër: Humbet ndeshjen në tavolinë dhe 1 vit nuk do të luhet në fushën e saj

KF Delvina, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 30, 50, 63/1/c, 64/3/b, të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër Elbasani dhe detyrohet të zhvillojë ndeshjet e mbetura të sezonit 2022-2023 të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë Grupi B, pa spektatorë dhe në fushë asnjanëse.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës erdhi pas goditjes së arbitritit me gur në kokë në takimin e të dielës së kaluar.

Please follow and like us:
fb-share-icon