Goditi me thikë 45-vjeçarin, prangoset nga Policia. Procedohet edhe 1 tjetër për deklarim të rremë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit G. Ç., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sekuestruar edhe thikën në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, për këtë rast, u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 40 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka dhënë deklarim të rremë për rrethanat e ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon