E ndërsa Andrea Sadiku, i riu që pas aksidentit me motor mbeti për 5 muaj në koma dhe aktualisht po lufton me vdekjen në një spital në Turqi, vëllai i tij i vogël vetëm 16 vjeç është arrestuar ditën e djeshme nga Policia.
Në njoftimin e Policisë thuhet se A. D., 19 vjeç dhe F. S., 16 vjeç janë arrestuar te Ura e Kranesë, pasi pas kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin u zbuluan 2.7 kg kanabis.
Burime të Saranda Web informojnë se vëllai i mitur i Andrea Sadikut ka deklaruar në Polici se nuk kishte dijeni për kanabisin e kapur në automjet. Ai ka thënë përpara Policisë se ka qenë në shkollë dhe se një shoku i tij i ka thënë hajde të bëjmë një xhiro deri në Gjirokastër.
Andrea Sadiku pas grumbullimit të një shume të konsiderueshme falë donacioneve të qindra shqiptarëve u transportua në një spital në Turqi, ndërsa familja vazhdon të lutet ndaj kujdo që ka mundësi për të ndihuar të vazhdojnë të kontribuojnë GoFundMe https://gofund.me/9d2e7003 dhe
Llogarinë bankare në euro:
IBAN-I AL80 2131 1082 0000 0000 0220 1863
SWIFT CODE: PUPPALTR
Llogaria bankare në Lekë:
AL52213630100000000001989540
BANKA OTP ALBANIA
Sabrina Arapi (Shëndëlli, Sarandë) 0696401156