Policia njofton se shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Botë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 16 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u krye pasi u kap duke transportuar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, 4 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Please follow and like us: