Forcat gjeniere kanë mbërritur sot në Vanë të Delvinës për të çmontuar urën e shembur prej 44 ditësh.
VIDEO
Prefekti i Qarkut Vlorë Flamur Mamaj pohon se ndërhyrja është e vonuar, por çmontimi i urës së shembur dhe montimi i urës së re sipas protokollit do të zgjas 20 ditë.
Kryetarja e bashkisë Majlinda Qilimi thotë se gjatë gjatë kësaj kohë do të jepet zgjidhje me urën provizore.
Gjatë një muaji e gjysëm banorët e Vanës janë detyruar të kalojnë mes për mes lumit të Kalasës ose mbi urën e shembur, duke rrezikuar jetën dhe dukë shënuar incidente.
Please follow and like us: