Vasil Bollano aksidenton këmbësorin 17-vjeçar, shoqërohet në Polici

Ish kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano është shoqëruar në komisariat pasi teksa qarkullonte me automjetin e tij ka përplasur një 17 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në Llogara ku Bollano duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar 17 vjeçarin E.H i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Vlorës ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor, thuhet në njoftimin e Policisë.

Please follow and like us:
fb-share-icon