Presidenti Begaj vizitë në Delvinë dhe Finiq, takime me zyrtarë dhe intelektualë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi sot Delvinën dhe Finiqin, ku u takua me përfaqësues të pushtetit lokal si dhe intelektualë të spikatur.

Presidenti Begaj ka vizituar Parkun Arkeologjik të Finiqit, i shoqëruar dhe nga Prefekti i Qarkut Vlorë, z. Flamur Mamaj, Kryetari i Bashkisë së Finiqit, z. Kristo Kiço, deputetët e qarkut znj. Anila Denaj dhe z. Niko Kuri.

“Finiqi ka një potencial të jashtëzakonshëm, veçanërisht turistik, që mund të ndihmojë më tej në zhvillimin e zonës. Natyra, historia dhe kultura e Finiqit, duhen shfrytëzuar në mënyrë që të krijohen mundësi zhvillimi të qëndrueshme për të gjithë zonën”, u shpreh Presidenti Begaj.

Gjatë qëndrimit në Finiq, Presidenti Begaj së bashku me Kryetarin e Bashkisë zhvilluan dhe një takim kortezie me intelektualë të zonës.

Please follow and like us:
fb-share-icon