U përplas me makinë nga Vasil Bollano, 17 vjeçari ndërron jetë në spitalin e Traumës 

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 17 vjeçari i cili u përplas për vdekje me makinë nga ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano. Fatkeqësisht i mituri nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra nga përplasja, duke përfunduar në koma gjatë kohës që ishte shtruar në spitalin e Himarës.

Mbrëmjen e djeshme u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku edhe ndërroi jetë gjatë orëve të natës.

Aksidenti tragjik ndodhi ditën e djeshme në Llogara rreth orës 17:00 ku ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano duke qarkulluar me automjetin e tij tip ‘Benz’ ka përplasur për vdekje të miturin. Për pasojë menjëherë pas ngjarjes u bë shoqërimi në komisariat i Vasil Bollanos.

Në dëshminë e tij të parë, Vasil Bollano ka deklaruar se i riu është hedhur përpara makinës, por duket se ky version nuk i ka bindur ekspertët e policisë të cilët kanë kryer analizën e ngjarjes dhe shoqëruan Bollanon në komisariat.

Policia ka njoftuar ditën e sotme se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Vasil Bollano 66 vjeç, banues në Himarë.

Please follow and like us:
fb-share-icon