Në orët në vijim pritet të ketë një përkeqësim të kushteve atmosferike në bregdetin e Jonit, ndaj nga autoritetet kërkohet që të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, të marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve ujore si dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
Moti i keq parashikohet të përfshijë edhe qytetin e Sarandës nga pasditja e sotme, ku priten reshje të shumta shiu, sidomos orët e mbrëmjes dhe në mesnatë.
Era parashikohet të fryjë në drejtimin Jug-Jug-Perëndim në forcën 6-7 bft deri 8 bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra.
Please follow and like us: