Wednesday, June 10, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Zhduket në mënyrë misterioze bariu, bagëtia kthehen, por bariu jo

Zhduket në mënyrë misterioze bariu, bagëtia kthehen, por bariu jo

Taqi Bërxulla, 69 vjeç nga fshati Dhivër i bashkisë Finiq rezulton i humbur.

Denoncimi është bërë mbrëmjen e sotme nga familjarët e tij në Komisariatin e Policisë Sarandë.
69-vjeçari kishte dalë për kullotjen e bagëtive, por në mbrëmje bagëtitë janë kthyer në shtëpi pa çobanin e tyre.

Të shqetësuar, familjarët kanë pyetur fqinjët dhe barinj të tjerë nëse e kishin parë bariun, por askush nuk e kishte parë.

Aktualisht banorë të fshatit Dhivër, të ndihmuar edhe shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses së Finiqit po krehin zonën e kullotës për gjetjen e 69-vjeçarit Taqi Bërxulla

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial