SONDAZHI SEKRET I PS, TESTOHEN FIGURAT POLITIKE NË SARANDË

Prej disa ditesh Partia Socialiste ka nisur nje sondazh ne Sarande e Ksamil per te testuar opinionin qytetar lidhur me ceshtje te ndryshme te qeverisjes se Bashkise se Sarandes por edhe per te marre mendim ne lidhje me 6 figura politike te zones.

Keshtu neper rruget e qytetit por edhe ne per biznese raportohet se me formulare neper duar po pyeten qytetaret se cfare mendimi kane per performancen e Bashkise se Sarandes ne lidhje me aspekte te ndryshme qe kane te bejne me perditshmerine qytetare.

Nderkohe mesohet se qytetaret jane pyetur dhe se cfare mendimi kane per Ardian Gurma, Anila Denaj, Ardit Cikuli, Aida Demi, Jolio Dine e Arben Cipa.

Kujtojme qe Gurma, Demi dhe Cipa jane emra te perfolur per te qene kandidate te PS per Bashkine Sarande ndersa Cikuli eshte kandidat zyrtar i PD per Saranden.

Mesa duket PS nuk eshte mjaftuar vetem me Bashkine dhe kerkon te dije edhe per performancen e deputetes Denaj por njekohesisht ka anashkaluar deputetet e PD dhe interesohet per opinionin qe kane qytetaret per kandidatin e PD per deputet, Jolio Dine.

Burime bejne me dije se i njejti sondazh eshte kryer edhe ne 2019 dhe mund te jete nje bashkepunim i Partise Socialiste me nje kompani te kontraktuar prej saj me qellim qe t’i paraprije zhvillimeve politike ne vijim duke vendosur figurat me te pelqyera si kandidat per Bashkine, deputet dhe ndoshta institucionet lokale.

Please follow and like us:
fb-share-icon