Florika Kafeja (Ruçi) ka filluar si mësuese në Stjar dhe Bajkaj në vitin shkollor 1987-1988.
Edhe pse disa vite në emigracion, u rikthye dhe u rifut përmes portalit të parë “Mësues për Shqipërinë”, duke u renditur e para nē ZVA Sarandë dhe e vetmja fituese si dhe e dyta në rang qarku Vlorë.
Pikët e forta veç pasionit dhe profesionalizmit janë përshtatja me zhvillimet bashkëkohore metodologjike, kurrikulare si dhe aplikimi i teknologjisë së informacionit në mësimdhënie.
Njerëz që frymëzojnë: Florika Kafeja (Ruçi), mësuesja e shkollës “Adem Sheme“
Me ardhjen e refugjatëve nga Ukraina, mësuese Florika pranoi në klasën e saj 2 nxënës ukrainas, pavarësisht se ata nuk dinin shqip, duke komunikuar me ata në rusisht dhe dalëngadalë tu mësojë atyre gjuhën shqipe.