Ka dalë pronari i tokës/ Tentohet prishja e shtëpisë me hipotekë, pronarët: Jemi këtu 29 vjet

Dhjetra forca policore të Sarandës kanë mbështetur ditën e sotme përmbaruesit privat në tentativën për prishjen e një shtëpie në Kanalin e Çukës.

Petrit Duraj ka kundërshtuar këtë vendim pasi sipas tij, ata banojnë në këtë shtëpi që prej vitit 1993 dhe se shtëpia është me hipotekë.

Pas disa orësh rezistence të banorëve, Policia dhe përmbaruesit janë tërhequr, por banorët kanë frikë se Policia mund të ndërhyjë në orët e para të mëngjesit.

Ata apelojnë ndaj çdo institucioni të ndërhyjnë në zgjidhjen e këtij konflikti, pasi shtëpia është me dokumentacion të plotë dhe hipotekë.

Please follow and like us:
fb-share-icon