LIQENI I BUTRINTIT – Butrint Lake

LIQENI I BUTRINTIT

Liqeni i Butrintit (Butrint Lake) është një lagunë, e cila ndodhet në jug të Sarandës, në Parkun Kombëtar Butrint. Liqeni përbëhet nga uji i ëmbël dhe i kripur, i cili rrjedh nga deti Jon, nëpërmjet kanalit të Vivarit. Uji i ëmbël futet në leqen nëpërmjet kanalit nga lumi i Bistricës.

Liqeni është i famshëm për kushtet e tij ideale për kultivimin e midhjeve. Liqeni është i rrethuar nga kodra të larta, pyje dhe formacione shkëmbore.

Liqeni i Butrintit – Si mund të shkoni


Liqeni i Butrintit ndodhet përbri rrugës Sarandë-Butrint. Liqeni është i rrethuar nga kodra të larta, pyje dhe formacione shkëmbore.

LIQENI I BUTRINTIT – Çfarë mund të shihni dhe të bëni


Meqenëse Liqeni është i rrethuar nga natyra e bukur e Parkut Kombëtar Butrint… Zona është e mrekullueshme për shëtitje, peshkim dhe vëzhgim zogjsh. Për një pamje të mrekullueshme mbi liqen, mund të ngjiteni në Kodrën e Manastirit të Shën Gjergjit. Aty ndodhet edhe Muri i Demës.

Atraksioni më i famshëm pranë liqenit të Butrintit është sigurisht Zona Arkeologjike e Butrintit. Kalaja veneciane e Akropolit shikon nga liqeni dhe Porta e Liqenit ishte dikur një nga hyrjet në qytet.

Ksamili ndodhet gjithashtu pranë liqenit të Butrintit… Kështu që nëse jeni duke vizituar zonën, ju mund të shikoni plazhet mahnitëse të Ksamilit.

Liqeni i Butrintit përbën pjesën qendrore të Parkut Kombëtar Butrint. Sipërfaqja e tij është 1600 ha. Pellgu i tij ujëmbledhës përfshin lumin e Bistricës në veri, malin e Miles në lindje dhe lumin Pavllo në jug.

Liqeni i Bufit (Rrëza) ndodhet në pjesën juglindore të liqenit të Butrintit. Sipërfaqja e tij totale vlerësohet rreth 83 ha. Liqeni është i cekët, me një thellësi mesatare prej rreth 1m. Furnizohet nga burimet e fuqishme te kripura te Rrezes në pjesën verilindore të liqenit, në shpatin e malit të Miles.

Liqeni i Butrintit pjesë e Parkut

Ujërat e shumta të Bufit derdhen më pas në pjesën më jugore të liqenit të Butrintit nëpërmjet një kanali të gjatë rreth 1 km.

Parku është i një rëndësie të madhe për konservimin global të biodiversitetit, pasi është siti i 16 specieve të rrezikuara të florës dhe i 14 specieve të rrezikuara të faunës. Zona ligatinore është formuar nga një lagunë tektonike, e njohur si liqeni i Butrintit, e rrethuar nga brigje të pyllëzuara, male, ujë dhe këneta të njelmëta dhe lidhet me ngushticën e Korfuzit nga kanali i Vivarit.

Liqeni ka një thellësi mesatare prej 14 m (pika më e thellë 22 m), ndërsa kanali i Vivarit është deri më 100 m i gjerë. Mbetjet arkeologjike janë pjesë e pyllit natyror me një ekosistem kompleks, i cili varet nga ujërat afër liqenit të Butrintit dhe kanalit të Vivarit që e derdhin liqenin në detin Jon.

Është kombinimi i monumenteve historike dhe i mjedisit natyror ai që e bën Butrintin një vend kaq unik, një peizazh me monumente më të cilin u dashuruan vizitorët e mëdhenj të shekujve 18 dhe 19.

Zona e Butrintit mban 16 specie në zhdukje të florës përfshirë këtu Agrimonia eupatoria, Capparis spinosa dhe Laurus nobilis.

VITITONI LIQENIN E BUTRINTIT

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

Linktree sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon