Shpella e Kreshmoit – Konispol
Shpella e Kreshmoit (Cave of Kreshmoi) ndodhet në Konispol, në perëndim të qytetit, 1.5 km larg në vijë ajrore.
Nga arkeologët cilësohet si shpellë 27 mijë vjeçare, model jo vetëm për territorin shqiptar por për gjithë Europën Juglindore.
Ka një gjatësi 54 m. Eshtë me dy degëzime një në lindje dhe një tjetër në perëndim. Shpella ka një hyrje të ekspozuar nga ana perëndimore, përballë detit Jon. Lartësia mesatare e Shpellës është 6.5 m ndërsa gjerësia është 6 m.
Shpella e Kreshmoit – Zbulimi i shpellës në Konispol
Shpella është zbuluar nga arkeologu Halil Shabani në vitin 1987.
Eshte banuar nga paleoliti , neoliti, bronzi, hekuri deri ne shekullin e XII eres sone. Sipas arkeologëve, është quajtur Shpellë e Kreshmoit, pasi ka shërbyer si vend pelegrinazhi, ku besimtarët vinin për kreshmë. Nga banorët vendas njihet edhe si Dera e Shpellës.
Gjatë luftrave të ndryshme Shpella ka shërbyer edhe si vend strehimi për t’u mbrojtur banorët e zonës.
Shpella e Konispolit – 27 mijë vjeçare
Në shpellë janë zbuluar elementë të periudhës së Neolitit dhe Paleolitit në një shtresë kulturore me thellësi mbi 1.5 m. Me prova laboratorike dhe me metodat krahasuese u arrit të përcaktohej edhe mosha e Shpellës. Ajo rezultoi me vjetërsinë më të lashtë, 26.500 vjeçare”, tregon arkeologu Shabani. Veglat e punës prej stërralli e kocke, enët prej balte, qeramika e pikturuar, terrakotat… Skulpturat e baltës, farërat e karbonizuara të elbit të egër, rrushit të egër, thiermave… Kockat e dhisë së egër, deles, lopës etj… Përbëjnë disa nga materialet e përfituara tek Shpella e Kreshmoit.
Vizitoni Shpellën e Kreshmoit në Konispol
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Twitter Saranda Web
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb