Një aksident ka ndodhur përpara pak çastesh në atë që njihet si rruga e aksidenteve: në rrugën hyrëse të Sarandës.
Si pasojë e përplasjes së një motori me një automjet, i plagosur rëndë ka mbetur një i ri, drejtues i motoçikletës, i cili është transportuar në spital.
![](https://sarandaweb.net/wp-content/uploads/2023/03/Screenshot_20230302-175101_Video-Player-1024x473.jpg)
Ende nuk ka të dhëna për shkakun e aksidentit, por mungesa e trafikndarëseve në këtë segment, e ka kthyer këtë rrugë në vendngjarje aksidentesh.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
VIJON…
Please follow and like us: