Baza Detare e Sarandës në duart e oligarkëve nga Bajram Begaj dhe Olta Xhaçka, SPAK fillon hetimet
Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku është paraqitur sot në SPAK bashkë me Artur Meçollarin, denoncuesin e tij. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi mësoi se deputeti socialist po pyetet për kallëzimin e bërë në mars të 2021 nga Artur Meçollari. Në dalje nga SPAK pas gati 3 orësh, Meçollari u tha mediave se u pyet për privatizimin e Sarandës, kallëzimin e tij. Ai pretendon se në atë zonë i është dhënë çdo centimetër privatit.
Ish zëvendës shefi i forcave detare, ka akuzuar në mars të 2021 të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish ministren e Mbrojtjes aso kohe, Olta Xhaçka dhe Presidentin Begaj përpos Kollçakut. Një thirrje nga Prokuroria sot e ka marrë dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Xhaçka në cilësinë e pozicionit që ka pasur.
Denoncimi nga ana e Meçollarit u bë për dy prona, një në Shëngjin dhe një në Sarandë të cilat sipas tij janë dhënë pa leje i janë dhënë privatit. Pasi SPAK ka verifikuar këto të dhëna ka marrë në pyetje dhe ka nisur hetimet. I pranishëm ka qenë edhe vetë Meçollari.