Oltion Caci kryetari i Bashkisë Sarandë

Oltion Caci kryetari i Bashkisë Sarandë

Oltion Caci do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Sarandë. Vendimit, i cili pritet për tu bërë publik pas mbledhjes së Kryesisë së PS, i kishte paraprirë më shumë se 1 muaj më parë një gazetari Endri Xhafo.

I ftuar në emisionin NOW në euronews, Endri Xhafo është shprehur se:. Pavarësisht sondazheve që janë kryer në Sarandë… Partia Socialiste do të kandidojë për bashkinë e Sarandës një emër që deri tani mbetet enigmë.

Sipas Endrit, zbulimin e këtij kandidati, për të cilin tha se është fitues ende pa votuar qytetarët e Sarandës… E ka bërë sekretari politik i PS për Qarkun Vlorë Blendi Klosi. Endri Xhafo u shpreh se ndiente keqardhje edhe për PD që kishte një kandidat shumë të mirë si Ardit Cikuli, por që do humbiste.

Oltion Caci – Kush është

Oltion (Olti) Caci është një biznesmen dhe sipërmarrës në fushën e hotelerisë.

Olti Caci ka lindur në 1980. Ka përfunduar studimet e larta në Kiev, Ukrainë, në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, të Universitetit Kombëtar Taras Shevchenko. Më pas ka vazhduar specializimin në të Drejtën Ndërkombëtare Publike në Kiev. Është themelues i Flower Hotels & Resort dhe Flower Residence në Sarandë.

Caci ka një përvojë 15 vjeçare në industrinë e turizmit dhe një rekord të provuar të suksesit në menaxhimin dhe rritjen e bizneseve. Ai gjithashtu shërbeu si Kryetar i Sektorit të Hotelerisë në Unionin Turistik Shqiptar, duke treguar përkushtim për të promovuar turizmin dhe zhvillimin ekonomik në rajon.

Aktualisht, Bashkia Sarandë drejtohet nga Adrian Gurma, i cili mesa duket nuk e ka bindur Blendi Klosin për të garuar dhe për një mandat tjetër.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Sipas Censusit të vitit 2011 bashkia  e Sarandës  kishte një popullsi prej  20,227 banorësh ndërsa në regjistrin civil rezultojnë si popullsi banuese 50,680 banorë. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 58.96 km2. Sipas censusit, densiteti i popullsisë në bashkinë e re është 343 banorë/km2 ndërsa sipas regjistrit civil, popullsia është  859.56 banorë/km2.

Bashkia  Sarande përbëhet tërësisht nga vija bregdetare nga Koka e Qefalit në veri deri te Kanali i Vivarit në jug. Shërbimet e turizmit detar dhe kulturor përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave. Asetet kryesore ekonomike të qytetit janë deti, peshkimi, liqeni i Butrintit etj.  Gjithashtu dhe pasuritë e stërmëdha arkeologjike, parku arkeologjik i Butrintit dhe objekte të tjera të rëndësishme. Ketu perfshihen Manastiri i 40 Shenjtorëve, Kalaja e Lëkurësit, Manastiri i Shën Gjergjit, rrënojat e kalasë së qytetit etj. Në territorin e kësaj bashkie gjenden 118 objekte të regjistruara si monumente kulture të kategorisë së parë.
Bashkia Sarande ka   në territor të saj edhe liqenin e Butrintit, i cili është një qendër e rëndësishme e prodhimit të midhjeve dhe për peshkimin në pikën e lidhjes me detin.

Kryetari i Bashkise Sarande prej vitit 2019 eshte zgjedhur Adrian Gurma. Zgjedhjet e ardhshme do te zhvillohen ne 14 maj 2023.

Please follow and like us:
fb-share-icon