Policia njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori për shtetasit E. V., 41 vjeç dhe S. A., 50 vjeç, banues të dy në Sarandë.
Materalet u referuan pasi sipas Policisë dyshohen se kanë hedhur disa inerte në vendin e quajtur “Kodra e Marinës”, në lagjen nr.3, Sarandë.
Rasti ishte denoncuar nga një qytetar në Saranda Web
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Please follow and like us: