Ishte lënë në arrest shtëpie për vjedhje me dhunë, por doli, përfundon përsëri në qeli

Policia njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi P. Q., 41 vjeç.

Arrestimi i tij u krye pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lëvizje duke thyer masën e sigurimit personal “Arrest shtëpie” për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, që ky shtetas kishte.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Please follow and like us:
fb-share-icon