2 ditë pas çeljes së sondazhit të parë në Saranda Web për 4 bashkitë Sarandë, Delvinë, Finiq dhe Konispol, kryesues në këto sondazhe kanë qenë Gjergj Mërkuri, Ilir Mehmeti, Ergest Dule dhe Romeo Cakuli.
Në sondazhin për Bashkinë Sarandë, rezultati është:
Përsa i përket votuesve nga Shqipëria, gara mes 3 kandidatëve Cikuli, Mërkuri dhe Caci, është e fortë dhe me vota të përafërta, ndërsa në votën e emigrantëve dominon Gjergj Mërkuri.
Në Bashkinë Delvinë Ilir Mehmeti kryeson me 51.19 % (730 votes), përkundrejt Besmir Veli me 48.81 % (696 votes).
Kandidati Besmir Veli kryeson lehtë në votat nga Shqipëria, ndërsa Ilir Mehmeti në votën e emigrantëve.
Në Bashkinë Finiq gara do të jetë mes kandidatëve Romeo Cakuli dhe Leonidha Papas, pasi Leonidha Hristo duket i shpërfillur nga votuesit.
Romeo Cakuli dominon edhe në votat nga Shqipëria, ndërsa Leonidha Papas kryeson në votat nga emigrantët. Leonidha Hristo mbetet i shpërfillur edhe në votat e emigrantëve, sidomos atyre në Greqi.
Në Bashkinë e Konispolit kryeson sondazhin Ergest Dule me një diferencë të qartë.
Ergest Dule dominon jo vetëm votat në Shqipëri, por edhe votat e emigrantëve, sidomos të atyre në Greqi.
Në sondazhin e parë të Saranda Web për 4 bashkitë kanë marrë pjesë mbi 5800 persona, duke shprehur vlerësimet e tyre për kandidaturat, të cilat priten në analizohen dhe vlerësohen nga kandidatët përgjatë fushatës.
Shihemi në sondazhin tjetër…