Dy persona nga Saranda, janë zhdukur në rrethana të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se prej ditësh kanë humbur gjurmët me familjarët shtetasit Leonard Thodhori, 46 vjeç, banues në fshatin Çukë, dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, banues në Sarandë.
Policia e Sarandës prej orësh po kryen kqyrje kamerash sigurie, dhe kontrolle të ndryshme.
Ende nuk ka një pistë hetimi lidhur me zhdukjen e dy personave.
Policia njofton se në Komisariatin e Policisë Sarandë, është kallëzuar nga shtetasi G. P., 53 vjeç, banues në Fier, se ka humbur kontaktet me vëllanë e tij, shtetasin Fatmir Sulovari 45 vjeç, banues në Sarandë.
Gjithashtu është kallëzuar nga shtetasja E. Th., 76 vjeçe, banuese në Sarandë, se ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin Leonard Thodhori, 52 vjeç, banues në Sarandë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë për të dyja rastet kanë referuar materialet në Prokurorinë e Sarandës dhe kanë bërë shpalljen në kërkim të këtyre shtetasve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë verifikimet dhe kontrollet në terren, për gjetjen e këtyre shtetasve.