13 ditë nga zhdukja e Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori, familjarët e Leonardit apelojnë ndaj struktuarave shtetërore gjetjen e tij. Evanthia, nëna e Leonardit, duke qëndruar në tavolinën ku ishte ulur për herë të fundit Leonard Thodhori dhe shoku i tij Fatmir Sulovari, rrëfejnë çfarë kanë ka biseduar me djalin dhe shokun e tij.
Majlinda Thodhori, motra e Leonardit, ka udhëtuar nga Greqia për tu gjetur pranë familjes dhe për të kërkuar në gjetjen e vëllait. Ajo ka denoncuar edhe në Polici se dyshon se zhdukja e Leonardit lidhet me shitjen e një prone.
Please follow and like us: