Inspektori i Policisë në Konispol Alush Çokalli është pezulluar nda detyra. Lajmi konfirmohet për Saranda Web nga burime policore.
Inspektori u denoncua nga faqja Konispoli Web, një faqe e cila prej kohësh po denoncon afera korruptive në Bashkinë Konispol.
DENONCIMI:
Polici ose “i plotfuqishmi” i zonës Konispol, zoti Alush Cokalli, edhe pse ligji ja ndalon ,është përfshirë me mish dhe shpirtë ne fushatë duke ju bëre presion qytetarëve në Konispol, që të votojnë Ps. Kjo është makina e fotografuar përpara shpisë së Petrit Velo. Për arsye se zotëria është paditur ne Prokurori dhe Spak , nuk mund të publikojmë foto dhe Video , pasi i disponojmë të gjitha provat.
POLICIA E SHTETIT Merrni masa për terrorin që bëhet në zonën e Konispolit, nëse një polic bën terror tek qytetari për votën , atëherë kush do ta ruaj rendin? Dhe kush do e ndeshkojë krimin?