Po mendoni të vizitoni Sarandën këtë verë? Apo doni informacion mbi intineraret, guidat, dhe risitë e ofertave turistike që Saranda ofron? Saranda Map and Guide eshte ajo qe ju duhet.
E para hartë e ilustruar turistike tre dimensionale e standardit ndërkombëtar në Shqipëri; u lançua për herë të parë më 2022 dhe këtë sezon vjen me versionin e ri të saj të përditësuar 2023.
Saranda Map & Guide është guida për turistin vendas dhe të huaj; risia e ofertës turistike për këtë sezon. Një hartë e ilustruar që promovon potencialin turistik të Bashkisë Sarandë, Finiq, Delvinë dhe Konispol, promovon zonën urbane dhe atë rurale; informon mbi atraksionet e njohura dhe sugjeron destinacione të reja.
Kjo hartë mbart sugjerime te një vendasi dhe pjesë e sugjerimeve janë edhe sipërmarrjet shërbimi i të cilëve plotëson eksperiencën turistike dhe bën që turisti të ri-vizitojë Sarandën duke listuar kështu Sarandën në vendet e preferuara për t’u vizituar.
Një hartë turistike e përkthyer në disa gjuhë mundëson informimin e turistëve nga vende të ndryshme. Ajo vjen si përgjigje e mijëra pyetjeve të turistëve dhe ofron informacione që plotësojnë kërkesat për të gjithë llojet e vizitorëve; turistin e çdo moshe dhe çdo buxheti, atë që eksploron qytetin në këmbë, me biçikletë, me makinë, apo që dëshiron të shijojë pushimet e verës duke vizituar brigjet e Sarandës me skaf.
Kjo hartë mund të gjendet kudo dhe është falas për të gjithë. Si nje risi e turizmit në Shqipëri prej muajit qershor do të gjendet në të gjitha pikat hyrëse në Sarandë, në qendrat e informacionit turistik, biletaritë e atraksioneve, si edhe njësi shërbimi si restorante, apo njësi akomodimi.
Harta promovon më së miri Sarandën turistike dhe është konceptuar si një “portofol” promovues i Sarandës, dhe Bashkive përreth saj në tregun vendas dhe kryesisht ndërkombëtar të turizmit. Saranda Map & Guide është një investim që synon të ndikojë në rritjen e numrit të vizitorëve, zgjatjen e sezonit turistik dhe rritjen e cilësisë së shërbimit të ofruar te vizitorët.
Prandaj kjo hatë është komunikimi më i mirë me turistin që ka zgjedhur Sarandën, por më e rëndësishmja çelësi i turistit që në të ardhmen do të dojë të zgjedhë Sarandën.
Për informacione të mëtejshme kontaktoni në adresën e e-mail-it: info@sarandamapandguide.com
Powered by Steffi
INSTAGRAM saranda_map_and_guide