U filmua duke marrë ryshfet për hipotekën e shtëpisë, dënohet ish-kreu i Kadastrës Sarandë

GJKKO ka dënuar ka dënuar me 2 vite burg ish-drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Sarandës, Laert Pashën.

Ish-kreu i ASHK-së, Laert Pasha, akuzohet se merrte nga 3 mijë euro si ryshfet për shpërndarjen e certifikatave të pronësisë në Sarandë.

Gjithashtu me 2 vite burg është dënuar, Saimir Braho, ish punonjës i Kadastrës.

Ndërkohë Hamza Tola ish shofer në institucionin e ministrisë së Drejtësisë, është dënuar me 1.5 vite burg pasi luante rolin e sekserit në këtë aferë korruptive. Ndërsa për sekserin Jorgo Kreku GJKKO ka vendosur një vit shërbim prove.

Please follow and like us:
fb-share-icon