Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, 26-vjeçarja përfundon në spital

Sot, rreth orës 13:00, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, shtetasja E. K., 26 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. 26-vjeçarja ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Please follow and like us:
fb-share-icon