Nuk kishte dokumentat në skaf, gjobë 10 mijë lekë, pronari: Nuk jam dakort – VIDEO

Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare në Vlorë dhe Sarandë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik.

Si rezultat i kontrolleve, bllokohen 2 mjete lundruese (një gomone dhe një skaf). -Ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesi i automjetit lundrues gomone, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke lundruar në zonë të ndaluar.

-Ndëshkohet me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesi i automjetit lundrues skaf, pasi nuk ishte i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për lundrim. Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare Sarandë, në zbatim të planit të masave të hartuar për forcimin e kontrolleve në det dhe në tokë, ndaj mjeteve lundruese për peshkim dhe atyre turistike, si dhe për të verifikuar ligjshmërinë e posedimit dhe drejtimit të këtyre mjeteve nga shtetas të ndryshëm, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, kanë vijuar kontrollet dhe si rezultat bllokuar një mjet lundrues gomone në Vlorë dhe një mjet lundrues skaf në Sarandë, si dhe kanë ndëshkuar me masa administrative, drejtuesit e tyre.

Policia Kufitare e Vlorës ka ndëshkuar me masë administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomone, pasi gjatë kontrollit u konstatua se po lundronte në zonë të ndaluar, në plazhin e Jonufrës. Policia Kufitare e Sarandës ka ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues skaf, pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se nuk kishte në bord, dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.

2 mjetet lundruese u bllokuan deri në shlyerjen e masave administrative dhe pajisjen e drejtuesve, me dokumentacionin përkatës. Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital, ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

Please follow and like us:
fb-share-icon