KISHTE SHKUAR PËR PESHKIM, MBYTET GJATË NATËS NË LIQENIN E BUTRINTIT

Kishte shkuar për peshkim, mbytet gjatë natës një zhytës në Liqenin e Butrintit.

Ardit Alikaj, 42 vjeç, banor i Sarandës ka humbur jetën rreth orës 3 të mëngjesit gjatë kohës kur ishte shytur për të peshkuar.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur me 42-vjeçarin. Dyshohet se Alikajt i ka shpërthyer bombola e oksigjenit. Trupi i tij është konstatuar në sipërfaqe nga shoku i tij, i cili ka njoftuar policinë dhe më pas është transportuar në spitalin e Sarandës i pajetë.

Trupi i tij është dërguar në mjekësinë ligjore në Tiranë për ekzaminim dhe zbardhjen e shkakut të vdekjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon