Erinda Seitaj kryetare e Këshillit Bashkiak Delvinë, Luan Selimi anëtar i Këshillit të Qarkut Vlorë

ERINDA SEITAJ KRYETARE E KËSHILLIT BASHKIAK DELVINË, LUAN SELIMI ANËTAR I KËSHILLIT TË QARKUT VLORË

Mbledhja e konstituimit të Këshillit Bashkiak Delvinë ka zgjedhur edhe kryetarin, 2 nënkryetarët dhe anëtarin e Këshillit të Qarkut Vlorë.

Me votim të fshehtë, por e vetme në kandidim, Erinda Seitaj është zgjedhur kryetare e Këshillit Bashkiak Delvine me të gjitha votat e anëtarëve të Këshillit PRO.

Nënkryetarë janë zgjedhur Anila Kondi dhe Skerdian Mehmeti.

Këshilli Bashkiak ka zgjedhur me të gjitha votat PRO Luan Selimin, si anëtarin përfaqësues në Këshillin e Qarkut Vlorë.

Mbledhja është transmentuar drejtpërdrejt nëpërmjet Saranda Web

Please follow and like us:
fb-share-icon