Del Urdhri i Bashkisë Sarandë: Nga 1 korriku – 30 shtator s’ka zhurma çekiçësh, por me përjashtime

bashkia sarande
bashkia sarande

Ndërprerje e veprimtarive të mjeteve të rënda të ndërtimit, si: çekiçë, fadroma, betoniera etj., në të gjithë territorin e Bashkisë Sarandë.

📌 Përjashtohen:

🔸 Rastet e proceseve operacionale që nuk mund të ndërpriten, ose kur mosrealizimi i tyre krijon pasoja financiare nga moszbatimi i kontratave dhe veprimtaria e operatorëve të kontraktuar nga Bashkia për punë publike.

🔸 Rastet e mësipërme lejohen vetëm me autorizim të veçantë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.

🟢 Intervali prej orës 14:00-17:00 dhe pas orës 21:00 të çdo dite, konsiderohet orar pushimi dhe ndalohet çdo lloj punimi që gjeneron zhurmë, në ambiente publike, private apo familjare dhe që bëhet burim shqetësimi për banorët.

🟢 Orari i veprimtarisë dhe muzikës në ambientet e bareve, restoranteve dhe njësive akomoduese, si dhe njësive të tjera të kësaj kategorie, do të jetë në përputhje me Udhëzimin e Ministrit të Brendshëm Nr. 310 Datë 01.04.2019, paragrafi 2, kapitulli” Detyrat e Task- Forcës” pika 2 dhe 3.

📌Orari i furnizimit të subjekteve tregtare dhe njësive të shërbimit do të jetë:

🔸 Me automjete mbi 3.5 tonë në oraret 24:00 – 09:00.

🔸 Me automjete deri në 3.5 tonë në oraret 24:00-09:00 dhe 13:00 – 15:00.

🟢 Ngarkohet për zbatimin e këtij Urdhëri, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Policia Bashkiake dhe IVMT.

🟢 Ky Urdhër hyn në fuqi më 1 korrik 2023 dhe shpallet në faqen zyrtare të Bashkisë Sarandë, për t’u bërë i njohur për publikun.

Please follow and like us:
fb-share-icon