Policia prangos shoferin e autobusit: Na paraqiti licencë dhe leje transporti udhëtarësh fallso

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 38 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit të autobusit që drejtonte, ka paraqitur licencë dhe leje për transportin e udhëtarëve, të dyshuara të falsifikuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon